“Lufto, Kuro, koha është tani”, Peshkopia marshon kundër kancerit të gjirit

Share

Qindra gra e vajza dibrane nën moton “Lufto, Kuro, koha është tani” zhvilluan një marshim në pedonalen e qytetit të Peshkopisë në shenjë solidariteti, në vijim të fushatës ndërgjegjësuese për diagnostifikimin në kohë të kancerit të gjirit. Në marshim morën pjesë jo vetëm gratë dhe vajzat që punojnë në sistemin e shëndetësisë, por atyre ju bashkuan edhe gratë e vajzat që punojnë në insitucionet vendore, ato qendrore në nivel vendor, shkollat dhe qytetare të Peshkopisë.

Me anë të këtij aktiviteti u synua shpërndaja e informacionit mbi rëndësinë e këtij depistimi dhe rrezikun e kësaj sëmundjeje ku siç thanë organizatorët “Më mirë parandalim se sa kurim”.

Fushata të tilla synojnë ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave që pas moshës 30-vjeçare të bëjnë kontrolle periodike të gjirit, për të kapur në kohë sëmundjen e rrezikshme që i prek ato.

Read more

Local News