Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq

Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor të djeshëm në fshatin Bode ne Maliq, do të përcillet sot në banesën e fundit. Prej orës 10:00 kanë nisur homazhet në Pallatin e Kulturës në Pogradec. Ceremonia përcjelljes së “Dëshmorit të Atdheut” në banesën e fundit do të kryhet në orën 14:00. Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon prehjen në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie. Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit. Burimi top channel