Një shpërthim tritoli tronditi mbrëmjen e së dilës banorët e Peshkopisë në Dibër.

Lënda eksplozive ju vendos një biznesi në pronësi të shtetasit Lulzim Durma, i cili ndodhet në hyrje të rrugës së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, rreth 300 metra larg saj.

Nga shpërthimi në katin e parë të godinës ka patur dëme materiale, ndërsa mësohet se janë plagosur dy kalimtar të rastit, të cilët nuk kanë rrezik për jetën.

Policia e Dibrës shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë ardhur edhe ekspert nga Tirana për eksplozivët.

Ende nuk ka një pistë të qartë për hetimin, ndërsa po shihen konfliktet e mundshme të pronarit të ndërtesës 3 katëshe ku ishte vendosur eksplozivi me persona të tjerë.