Merr fund arratia e Agim Kajmakut, ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, i cili është arrestuar sot.

Mësohet se Kajmaku ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kajmaku u akuzua se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.