Një 23 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje në Dibër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50 në fshatin Ndershen, Njësia Administrative Reç. Sipas policisë, 23 vjeçari me inicialet Sh.L paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me armë në mal, teksa ishte me bagëtinë. Ai po transportohet drejt spitalit Rajonal të Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Deklarata e policisë së Dibrës.

Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen, njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.

I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.