Ditën e sotme kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Dibër, Melaim Damzi, është dërguar me urgjencë në QSUT me helikopter.

Me anë të një reagimi, Melaim Damzi tregon se ka shkuar në QSUT për disa ekzaminime të hollësishme, por tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mirmbrema te gjitheve, duke ju referuar lajmit te bere publik ju bej me dije , se diten e sotme kam kaluar disa probleme shendetesore , ku me eshte dashur per te bere disa ekzaminime  me te hollesishme prane QSUT Tirane. Ne keto momente gjendja ime shendetesore paraqitet e stabilizuar. Duke falenderuar nga zemra”, shkruan Melaim Damzi.