LAJM I FUNDIT – ZJARR NË FUSHË-BULQIZË
Raportohet për një zjarr që ka përfshirë zonën e Qafë-Helmesit, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë. Sipas informacionit të parë që vjen nga terreni, flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit. Në zonë po shkojnë dhe janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, të cilat po punojnë për të vlerësuar situatën dhe për të vënë nën kontroll flakët. Terreni malor i zonës pritet ta vështirësojë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Ky është informacioni i parë dhe paraprak për ngjarjen. Ekipet në terren po monitorojnë situatën, ndërsa priten të dhëna të reja në vijim lidhur me përmasat e zjarrit dhe ecurinë e ndërhyrjes.