Policia e Matit zbardhi ngjarjen e ndodhur mbrëmë në fshatin Baz, ku u plagos me armë zjarri një shtetas.

Kapet në kohë rekord dhe arrestohet 35-vjeçari, autori i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri “çifte”.

Më datë 22.08.2019, rreth orës 22.10, shërbimet e Policisë së Komisariatit Mat, kanë marrë informacion se në fshatin Baz, në Burrel, shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të shtetasit F.Gj, autori i ngjarjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.