Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg dy personat që u arrestuan para zgjedhjeve në Dibër, me një shumë të madhe parash në makinë.
Dy personat e arrestuar janë juristi i bashkisë Denis Xholi si dhe Albjon Ceku, aktivist i Partisë Socialiste pjesë e shtabit socialist. Këta persona u ndaluan në hyrje të Maqellarës ku në makinën e tyre u gjet një shumë prej rreth 7 milionë lekësh të vjetra që dyshohet se do i përdornin për të blerë vota.