lajm i fundit mat televizion
Rekamë

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Policia thotë se është qëlluar me armë në drejtim të një biznesmeni, ndërtuesit Gëzim Balla.

Raportohet po ashtu se Balla nuk është prekur nga plumbat, ndërsa autori dyshohet të jetë një person i vetëm.

Policia e Bulqizës ka mbërritur ë vendngjarje ku ka gjetur 5 gëzhoja.

Nga hetimet e para, bëhet me dije se shkak për të shtënat me armë është bërë një histori gjobëvënie.