Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme autorin e dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.
Viktor Marku, vëllai i të riut të vrarë në 2006 nga Billa nga Angli, është vënë në pranga në Malin e Zi, ndërkohë në pranga ka rënë edhe nipi i Markut.
I riu, Sebastian Mali u vu në pranga me akuzën e bashkëpunimit në krim për shkak se dyshohet se ka lajmëruar autorët e krimit dhe i ka larguar nga vendi i krimit.
Një foto është bërë publike në median online e cila dyshohet se është shpërndarë nga nipi i autorit dhe shkruan mbi të “hakmarrje për ty daja”.
Sic mund t’a shihni në foto është viktima Hekuran Billa i ulur mbi një makinë luksoze.