Një aksident ka ndodhur në Klos mbrëmjen e sotme, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Drehtuesit e mjeteve kanë debatuar me njëri tjetrin pas aksidentit, ndërkohë që presin që të vijë policia për të gjetur se cili prej të dyve ishte fajtori.

Në foto shihet se është krijuar radhë e gjatë makinash, me qytetarët që po presin deri në mbërritjen e policisë, në mënyrë që të zhvendosen edhe makinat e aksidentuara.