Ballina SOCIALE Lagjia Tregu, pranë llixhave në Peshkopi tejet e amortizuar, banorët: Asnjë investim,...

Lagjia Tregu, pranë llixhave në Peshkopi tejet e amortizuar, banorët: Asnjë investim, vetëm premtime

0

Banoret e lagjes “Tregu” ne Peshkopi kane ngritur shqetësimin per rikonstruksionin e rruges se lagjes se tyre që ndodhet pranë llixhave. Shqetësimi i eshte derguar bashkise Peshkopi, e cila ende nuk ka reaguar. Rruga eshte vetem nje kilometer larg qendres se qytetit, por prej vitesh asnje investim nuk po behet mbi te, përveçse jepen premtime boshe gjatë fushatave elektorale.
Kanalet dhe gropat jane ne mes te rruges së kësaj lagjeje në Peshkopi, ku mund te aksidentohen kalimtaret e çastit. Rrugës i mungojne kanalet anesore ku sa here ka reshje shiu uji vershon ne mes te rruges dhe neper banesa. Gjithashtu mungojne edhe pusetat ku ne vend te kapakeve janë vendosur gure.

https://www.youtube.com/watch?v=Jfg2EIgYLRw&ab_channel=MATTELEVIZION
Exit mobile version