Ballina SOCIALE Demtimi i rrugës Zerqan-Bulqizë dëmton varrezat e fshatit dhe dhe një banesë

Demtimi i rrugës Zerqan-Bulqizë dëmton varrezat e fshatit dhe dhe një banesë

0

Ne fshatin Valikardhë të njesise administrative Zerqan, në Bulqizë, demtohet rruga e cila lidh kete njesi me rrugen nacionale Bulqize-Peshkopi. Demtimi i kesaj rruge ka ardhur si pasoje e shirave te dendura te ketyre diteve te fundit. Nga rreshqitja e tokes eshte demtuar rreth 100 metra linear trase ne fshatin Valikardh. Drejtuesit e mjeteve thonë se qe prej 5 vitesh nuk eshte vure dore mbi kete rruge.
Si pasoje e rrëshqitjes se rruges në Valikardhë është dëmtuar nje banese poshte rruges si dhe varrezat e fshatit. Banesa eshte e familjes Murja me 4 pjestare. Sic shihet edhe nga pamjet banesa eshte demtuar ne te gjitha perimetrin e saj. Carjet e mureve jane aq te medha saqe dyert dhe dritaret nuk mund te hapen dhe mbyllen. Gjithashtu dhe dyshemeja eshte e çare.
Kryefamiljari Afrim Murja ben apel instancave perkatese per te ngritur nje komision per verifikim e dëmeve që ka pësuar banesa e tij, ku po jetojne me frike. Banesa ka rrezik te shembet nga momenti ne moment, shprehet kryefamiljari.

https://www.youtube.com/watch?v=2x76aJqZUx8&ab_channel=MATTELEVIZION
Exit mobile version