Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi sot të pezullojë përkohësisht deri më 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Dekreti u pezullua deri në një vendim të plotë të Gjykatës.

Më 30 prill, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një deklarate për mediat lajmëroi dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të Kosovës, me arsyetimin se lideri I LDK-së, Isa Mustafa ka arritur të sigurojë shumicën e votave në Kuvendin e Republikës, për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje, partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, reagoi menjëherë pas vendimit të presidentit duke depozituar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Thaçit, të cilin e quajtën antikushtetues.