Ata njihen me emrin “Djemtë e Çmëndur”, një bandë vrasësish të pamëshirshëm të cilët sigurojnë jetesën e tyre duke rrëmbyer njerëz në një nga qytetet më të dhunshme të botës, Karakas.
Kjo është një intervistë të rrallë për The Associated Press e bandës “Crazy Boys” e cila hedh dritë mbi realitetin e mënyrës së jetesës brënda shtetit socialist në rënie.
Banda në fjalë i siguronë të ardhurat duke rrëmbyer qytetarë të thjeshtë në rrugë dhe në këmbim kërkon para, por që në disa raste janë edhe sende materiale si një makinë apo një orë të shtrenjtë, por artikujt e tillë të cilët duken me pak kosto, për një shtet të varfër sjelli jo pak përfitim dhe rëndësi.
Gangsterri i frikshëm i rrugëve, El Nigrito, 24 vjeç, fle me një revolver argjendi nën jastëkun e tij dhe thotë se ai nuk mban mënd më sesa vrasje ka kryer. Ai kryeson në grupin ‘Crazy Boys’, një grup është pjesë e një rrjeti të ndërlikuar kriminal në Petare, një nga lagjet më të mëdha dhe më të frikshme të Amerikës Latine. El Negrito thotë se hiperinflacioni ka ndikuar në rënien e vrasjeve të tij të përgjakshme dhe se tani të shkrepër armën është luks. Në të kaluarën, me 10 bolivas, tani 1 dollar, mund të bleje një pistoletë ndërsa sot, me 10 bolivas nuk mund të blesh dot as një paketë cigare. Plumbat janë të shtrenjta, 1 dollar për 1 plumb. “Me kaq pakë para në qarkullim në rrugë, rrëmbimet thjesht nuk të sjellin më të ardhura si më parë”, thotë El Negrito duke shtuar se nëse ti e zbraz të gjithë karikatorin, shpërdoron 15 dollarë dhe nëse humb pistoletën apo ta sekuestron policia, ti ke humbur 800 dollarë.
Grupi i tij tani kryen përafërsisht pesë rrëmbime në vit, shumë më pak krahasuar me vitet e kaluara.
Rrëmbime të tilla janë biznesi i madh. Një viktimë kapet dhe mbahet peng për 48 orë, derisa të dashurit arrijnë të mbledhin aq para sa mund të gjejnë në mënyrë që i afërmi i tyre të lihet i lirë.
El Negrito thot për Associated Press se shpërblimi i caktuar për një person varet nga kushto makinës së viktimës dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje, personi i rrëmbyer vritet.
Por, ashtu si shumë nga bashkëpunëtorët e tij, ai e ka menduar disa herë largimin nga Venezuela dhe emigrimin si një opsion dhe zgjidhje.
El Negrito teksa kalon pistoletën e tij prej argjendi në mes të duarve dhe me biblën e hapur pranë vetes, shpjegon se ai po lufton për të mbështetur gruan dhe vajzën e tij të vogël.
Kreu i bandës së “Djemëve të Çmëndur” tregon më tej se shumë anëtarë të bandës së tij janë larguar jashtë vendit dhe madje edhe nga bota e krimit duke iu dedikuar një jetese të thjeshtë nga frika e dënimeve të rënda për krimet e kryera.