Policia në Lezhë ka vënë në pranga tre qytetarë për kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë  A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Po ashtu njoftohet se Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l. Gjithashtu u arrestua në flagrancë A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi