Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, mblodhi të enjten në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e sezonit veror 2024. I pranishëm ishte dhe prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu.

Në një prononcim pas këtij takimi, prefekti Shehu u shpreh se janë marrë të gjitha masat për pritjen e turistëve në qarkun Dibër. Sipas tij numri i turistëve këtë vit do të jetë më i lartë, për shkak të investimeve kryesisht në bujtina pranë peisazhe dhe pikave turistike, që ky qark i ka të shumta. Strukturat e qeverisjes vendore tha Shehu janë angazhuar të bëjnë një punë akoma më të madhe këtë vit për pastërtinë dhe menaxhimin e mbetjeve:

Porosi e veçantë e Prefektit Shehu për instancat përkatëse ishin edhe tabelat orientuese në hyrjet dhe rrugët e qytetit si dhe përmirësimi i sistemit të informacionit digjital që u lehtëson aksesin dhe komunikimin vizitorëve të huaj.