Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka bërë edhe daljen e parë të tij publike pas marrjes së mandatit në datën 2 Gusht. Në një intervistë për Mat Televizion, Malaj ka vënë theksin tek buxheti aktual i Bashkisë. Sipas tij nga të dhënat e nxjerra rezulton se bashkia aktualisht ka rreth 30 milion lekë të rinj borxhe dhe se dhjetra punonjës pritet të mbeten pa paguara për shkak se janë planifikuar nga të ardhurat.

Megjithë problematikat buxhetore të konstatuara, Malaj u shpreh se do të nisë puna në çdo sektor, për t’i kthyer sipas tij dinjitetin e munguar qytetit të Burrelit dhe Njësive Administrative.

Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj u shpreh se ka nisur puna edhe për mbledhjen e debive të trashëguara nga taksat vendore. Ai iu bëri apel subjekteve që të shlyejnë detyrimet ndaj pushtetit vendor.