Urimet në ditën Ndërkombëtare të Gruas nuk kanë munguar nga askush. Rrjetet sociale janë mbushur me dedikime të ndryshme për nënën, gruan. 

Mes atyre që uruan në rrjetet sociale ishin edhe krerët politik në Mat.

Kryetari i PS për Bashkinë Mat, Hasan Pasha ka zgjedhur pikërisht një fotografi me nënën e tij për të uruar të gjitha nënat e gratë.

Ja statusi i plotë në rrjetin social Facebook.

Gëzuar 8 marsin nëna, motra, gra, vajza dhe shoqe. Qofshi përherë të lumtura. Fjalët nuk mjaftojnë për tju thënë se jeni të pazëvendësueshme.