Bashkia Mat si gjithë institucionet e tjera në vend i është bashkuar kauzës për të ndihmuar njerizit më në nevojë në këtë momente ku bëjnë pjesë mosha e tretë dhe familjet e varfëra. Kryetari i PS Mat e ka cilësuar si një super organizim veprimtarin e bashkisë Mat këto ditë. Gjithashtu ai ka shtuar që ata që nuk ndihmojnë të heshtin.
Statusi në facebook i kryetarit të PS Mat Hasan Pasha
📌Super organizim në të gjithë territorin e Bashkisë Mat.
📌Më urdhër të Kryebashkiakut Agron Malaj janë ngritur në çdo njësi administrative grupet e punës për ti ardhur në ndihmë çdo familje në nevojë.
📌Tetë administratorët, sëbashku me punonjësit e përkujdesit social evidentuan në kohë reale pensionistët e vetmuar, të sëmurët, qytetarët në nevojë.
📌Menjëherë nisi puna në terren. U asistuan qindra familje në nevojë, me ushqime dhe medikamente.
📌Vendorët e Matit prej ditësh nuk flenë gjumë, por janë pranë njerëzve në vështirësi.
📌Ata që nuk bëjnë asgjë për qytetarët bëjnë mirë të heshtin. Rrumuzet dhe pallavrat mediatike ti lënë për një moment tjetër.