Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i prerë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të shtyhen. Në emisionin “Zonë e Lirë” Basha hodhi poshtë çdo mundësi se Rama do të përdorë pandeminë si pretekst për të shtyrë zgjedhjet.

“Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedoninë e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri” – tha Basha.

Por sa mundësi ka që Rama me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues dhe të pengojnë koalicionet parazgjedhore.

“Koalicionet janë në Kushtetutë. Njerëzit bashkohen në parti, aleanca, fale bindjeve të ngjashme dhe për këtë arsye koalicionet jane në Kushtetutë. Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese. Sot nuk jemi në rrethana kur me kundërshtarin mund të diskutohet kjo teme, por do t’ia shtrojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme” – tha Basha.