Pas gjuhes raciste te perdorur nje dite me pare nga Kryeministrja e Serbise Ana Bërnabic, e cila u shpreh se e shqeteson situata ne Kosove dhe sipas saj ka njerez qe vertet kane dale nga mali, ka reaguar Ministri i Jashtem i Kosoves Behxhet Pacolli i cili e ka shpallur non grata kryeministren Serbe.
Pacolli nepermjet nje postimi ne twiter u shpreh se përderisa Bërnabic vazhdon me “ideologjinë raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës”,” nuk do të lejojë Bërnabiqin të hyjë në Kosovë”.
Deklarata e Kryeministres Serbe eshte bere në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi deklarate e cila ka tronditur edhe më mardheniet Kosove Serbi.
Gjithashtu ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi duke i kerkuar Bashkimi Evropian që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.
Gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, është “edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës” u shpreh THaci
Bashkimi Evropian nuk ka dalë ende me ndonjë reagim lidhur me situaten.
Ndersa nga ana tjeter nuk ka munguar as reagimi i Kryeministres Serbe diten e sotme e cila ka thene se deklarata e Ministrit te Jashtem eshte ne harmoni me politiken e Prishtines por ajo ka theksuar se kjo eshte kunder interesit te shqiptareve dhe kunder vlerave cilivizuese.
“Njerëzit të cilët janë ta gatshëm të pengojnë qarkullimin e mallit janë të gatshëm edhe ta pengojnë lirinë e qarkullimit por kjo është edhe kundër interesit të shqiptarëve dhe kundër vlerave civilizuese”.