Klodian Tace, i zgjedhuri i Partisë Socialiste në Gramsh, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit hetimin për vjedhje nga prokuroria e Tiranës në vitin 2009. Megjithëse ai nuk është dënuar për vjedhje, ka qenë nën hetim, dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.


Është kjo dosje që në bazë të ligjit për dekriminalizimin, rrezikon mandatin e Taces, njësoj si Agim Kajmakut, Valdrin Pjetrit dhe kryebashkiakëve të tjerë që janë prekur nga ligji dhe kanë lënë mandatin.


Tace ka fshehur hetimin duke falsifikuar kështu formularin, dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, konkretisht neni 190 parashtron se:


Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet