Banorët e zonave rurale në Bashkinë e Matit janë në pritje të vënies në funksion të veprave vaditëse. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se ndërhyrja do të bëhet me palë të tretë dhe nga vetë specialistët e bashkisë. Në këtë mënyrë, Malaj tha se synohet që veprat vaditëse të vihen shumë shpejt në shërbim të banorëve, edhe pse shumë kanale vaditëse duan punë voluminoze për t’i pastruar apo merimetuar për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar ndër vite. Në pesë njësi administrative do të ketë nga dy punonjës që do të menaxhojnë ujin gjatë periudhës së vaditjes, kjo për të shmangur kështu edhe problemet apo konfliktet që dalin mes banorëve.

Banorët e fshatrave në Bashkinë e Matit, presin që të paktën në ditët e para të muajit Qershor, të kenë ujin vaditës për të mbjellat e tyre, kjo për faktin ehe të mungesës së reshjeve të shirave ditët e fundit.