Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, i cili u arrstua për korrupsion dhe ngacmim seksual është dënuar sot nga Gjykata për Krime të Rënda me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtua, ai përfiton ulje dhe dënohet me 3 vite burg. Gjithashtu gjykata vendosi për të t’i heqë të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme. Gjyqtari Roland Hysi u filmua nga emisionin investigativ Stop në një kamer të fshehtë duke marrë ryshfet në shumën e 500 eurove si dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje që ishte palë në një proces gjyqësor që shqyrtohej prej tij. bashkë me gjyqtarin, në atë kohë u arrestua edhe psikologia Elona Mecani, e cila luante rolin e sekseres dhe mori shumën e parave. Në videopërgjim, gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.