Kreu i Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika ka reaguar ditën e sotme me anë të një status duke akuzuar Bashkinë Mat për shpërdorim fondesh.

Sipas Likës Bashkia në tetor të vitit 2019 me anë të një tenderi pa transparencë bleu një sasi pemësh dekorative të cilat u kalbën shumë shpejt.

Kryedemokrati i Matit akuzoi Bashkinë Mat për shpërdorime fondesh dhe ky shpërdorim sipas Likës nuk duhet të kalojë pa u gjetur përgjegjësi

Statusi i kreut të PD Mat, Arjan Lika në facebook

Në Tetor të 2019 Bashkia Mat me anë të një tenderi pa shumë transparencë, ka blerë një sasi pemësh dekorative per tu mbjellur në qytet.
Sot kjo është gjendja e pemëve të blera nga Bashkia Mat.
Fondi prej 741,600 lekësh qartësisht është shpërdoruar nëse produkti që është marrë është kalbur ende pa u mbjellë.
Kujtojmë se këto janë fonde të Bashkisë, janë taksat e qytetarëve e bizneseve matjanë.
Sot për të mbuluar skandalin me pemët e kalbura, ato po zëvendësohen me të tjera pemë për të cilat mungon informacioni se me çfarë fondesh janë blerë.
Në këtë situatë krize e vështirësie ekonomike për të gjithë matjanët, Bashkia e ka të tepërt lluksin të keqpërdorë, harxhojë fonde publike duke ngulur e shkulur pemë.
Ky shpërdorim i papërgjegjshëm fondesh nuk mund të kalojë pa përgjegjes.
Ne i kërkojmë instancave përkatëse të hetojnë mbi këtë shpërdorim dhe abuzim me taksat e qytetarëve matjanë.
Qyteti duhet gjelbëruar, por gjelbërimin qytetit ia jep puna e ndershme dhe investimet serioze e transparente të taksave të matjanëve.

(Arlindo Vani Mattv.al)