Menjëherë pas statusit të kryetarit të Partisë Socialiste dega Mat i cili akuzonte disa faktorë si jo bashkpunues ka ardhur edhe përgjigja e demokratëve. Ka qënë vetë kreu i partisë Demokratike dega Mat Arjan Lika i cili e ka akuzuar Pashën për propagandë në një kohë të vështirë. Lika ka shtuar gjithashtu që kjo luftë fitohet në qoftëse jemi të gjithë bashkë dhe jo të ndarë. Për kreun e PD Mat bashkia ka bërë vetëm detyrën dhe asnjë akt heroik. Lika i ka kërkuar kreut të Partisë Socialiste Mat mos të provokojë qytetarët
Statusi i Kryetarit të Partisë Demokratike Mat Arjan Lika në facebook
Në këto ditë e orë të vështira për Matin dhe për gjithë Shqipërinë, i kërkojmë kryetarit të PS Mat, të ndalë propogandën e të mos provokojë qytetarët.
PD dega Mat ka mbështetur plotësisht masat e institucioneve për përballimin e situatës.
PD dega Mat ka ndjekur nga afër situatën dhe është deklaruar e gatshme për të dhënë mbështetje njerëzore dhe specialistësh.
Nëse Bashkia apo institucione të tjera shtetërore kanë marrë masa të drejta në këtë situatë, i kemi përshëndetur dhe mbështetur pa asnjë kompleks.
Por kryetari i PS Mat apo dhe Bashkia duhet të kujtojnë gjithashtu se këtu nuk ka asgjë heroike, institucionet po bëjnë vetëm detyrën për të cilën paguhen me taksat e qytetarëve të Matit.
Koha për ballafaqime elekotrale do të vijë sërish e vetëm në atë kohë mund të peshohemi në bazë të votës së qytetarëve.
Sot i kërkojmë kryetarit të PS Mat të lërë fushatën e propogandën.
Sot nuk kemi betejë politike, sot kemi betejë për të shpëtuar jetët e njerëzve.
Këtë betejë ose e fitojmë të gjithë bashkë ose e humbim të gjithë bashkë.
Lexo edhe https://mattv.al/kryetari-i-ps-mat-hasan-pasha-bashkia-mat-super-organizim-ata-qe-nuk-ndihmojne-te-heshtin/
(Mattv.al Arlindo Vani)