Kreu i Opozitës Lulzim Basha ka vizituar familjen Lleshi në Kamëz, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Kryefamiljari, Agim Lleshi i cili është invalid ka treguar se si e mbyllin muajin me 180 mijë lekë të vjetra në muaj.
Kreu i Partisë Demokratike iu premtoi fëmijëve të familjes Lleshi, të cilët nuk ndjekin dot shkollën se kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt.
Programi i selisë blu siguron një jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social, ku përfshihet drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, si dhe rritje e pagesës dhe garanci per arsimimin e fëmijëve.