Shkrirja e projektuar e Giykatës së Matit ka shkaktuar reagim edhe nga Partia Demokratike.

Deputeti Kreshnik Çollaku e ka cilësuar nxirje jete të vërtetë matjanëve shkrirja e kësaj gjykate.

Ky status është shpërndarë më pas edhe nga Partia Demokratike

Statusi i Kreshnik Çollakut në facebook i shpërndarë nga PD

Nuk ka asnje argument llogjik,aq me teper strukturor apo financiar i shkrirjes se Gjykates se Matit.
Ky vendim i papergjegjshem e mendjelehte qe ngjan si procedure burokratike eshte baraz me nje “nxirje jete te vertete” te qindra e mijra qytetareve te rrethit te Matit,te bashkive Mat e Klos.
Kjo do te thote qe cdo matjan qe kerkon ti drejtohet gjykates do te duhet te beje shtese dhe disa kilometra rruge.
Mati i lene ne braktisje te plote nga pushteti,pa mjek pa infrastruktura minimale shendetesore,pa sherbime jetike e te perditshme te zyrave te shtetit tani mbetet dhe pa gjykate.
Kjo braktisje shteterore e Matit dhe matjaneve eshte nje persekutim i qarte i qytetareve e banoreve te asaj zone.