Nga Kreshnik Collaku
Qeveria ne kerkim te nje alibie per #Karantinen e tetor-nentorit
————-
Hapja e shkollave dhe detyrimi i nxenesve e studenteve te futen ne auditore,ne keto kushte te shperthimit te pakontrolluar te Covid 19,eshte nje marrezi dhe nje aventure e papergjegjshme.
Cfare kuptimi ka te ndalosh cdo aktivitet tjeter ne salla te mbyllura e te detyrosh femijet te futen ne salla e klasa mbyllura ??
Ky eshte #Infektim me dashje dhe i detyruar.
Planit te perfolur te Qeverise per rikthim total te karantines ne periudhen tetor-nentor (plan qe nuk ka lidhje me pandemine sesa me friken qeveritare per protesta),mesa duket i duhet nje vale e sigurte infektimi masiv qe mesa duket ne menyre automatike ndodh me hapjen e shkollave e kthimin e femijeve neper klasa.
Ne kete rast kjo do te ishte nje alibi per Karantinim total,e ne rast se perdoren femijet si alibi karantinuese ,ky eshte nje #Krim.