Sot Kosova feston 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet Sovran dhe I pavarur nga 116 vende të botës. Kosova sot feston këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ditën e sotme institucionet shtetërore do të organizojnë disa aktivtete, duke filluar me ngritjen e flamurit nga dy udhëheqësit shtetëror, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Kurti e Osmani me pas vendosën kurora lulesh te kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i ish presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi. Me pas do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e kryeparlamentares Vjosa Osmani. Të pranishëm në seancë do te jenë edhe kryeministri Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë