Në Europë numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në rreth 30 mijë, megjithatë shumë vende po bëjnë përpjekje për të planifikuar daljen graduale nga situata e emergjencës shëndetësore. Gjithsesi qeveritë e kontinentit të vjetër bien të gjitha dakord se fjalën e fundit do ta thonë ekipet e ekspertëve të shëndetit

Në Francë numri i viktimave në 24 orët e fundit ishte 509 dhe kriza e sistemit shëndetësorë mbetet ende në disa rajone të vendit. Kryeministri Eduard Philippe tha se dalja nga bllokada do jetë graduale dhe me strategji të mirë përpunuar.Masat e izolimit do hiqen në një kohë të dytë dhe në mënyrë graduale, rajon pas rajoni dhe për grupmosha të caktuara.

Në Britaninë e Madhe ku u regjistrua rekordi 500 të vdekur në 24 orë, forca ajrore kanë vendosur aeroplan mjekësor për transportimin e pacientëve nga zonat e largëta për në spitale. Në vend janë kryer gjithsej 152,000 testime që kanë rezultuar me mbi 30,000 raste pozitive nga Covid-19.

Në Spanjë, ku ka rreth 9400 vdekje, një ekip veterinar nga Universiteti i Madridit po punon për zhvillimin e një testi për Covid-19. Sipas autoriteteve e infeksioneve të reja duket se po ulet, gjë që tregon dobinë e masave izoluese.