431 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit, gati 200 më pak se të shtunën. Në rajonin më të prekur, Lombardinë, numri i viktimave ditore ishte vetëm 110, shifër që inkurajon më tepër për kapërcimin e krizës shëndetësore. Numri total i viktimave ka arritur në 19899.
Premtuese duken edhe shifrat e personave të shëruar, 1677 në 24 orët e fundit, dhe 34211 në total. Në rënie raportohet edhe shifra e rasteve të reja, 4092 në 24 orët e fundit (4694 të shtunën).
Autoritet po shpresojnë që nëse shifrat do të kenë trend në ulje, të mund të nisin ndryshimin e regjimit, duke krijuar nga fillimi i muajit të ardhshëm me shumë mundësi qarkullimi.