Nga dita e sotme matjanët por edhe gjithë shqiptarët do të zbatojnë rregullat e reja të vendosura nga qeveria. Orari 13.00 shënon fillimin e një karantinimi që do zgjasë 40 orë për të gjithë. Krybashkiaku Malaj ka falenderuar matjanët të cilët i janë bindur rregullave të reja të vendosura nga qeveria.

Mesazhi i kryebashkiakut Malaj në facebook

Zyratrisht në karantinë deri ditën e hënë në 05.00! Faleminderit nga zemra të gjithë matjanëve që po tregojnë një nivel të lartë ndërgjegjësimi shoqëror duke respektuar oraret dhe udhëzimet e strukturave shtetërore.