Vetëm një ditë më parë rifilluan aktivitetin e tyre baret dhe restorantet në të gjithë vendin. Për shkak të përfshirjes në zonën e gjelbërt, Burreli pati më shumë masa lehtësuese ndaj pandemisë Covid-19 prej dy javësh. Por rikthimi i kafeneve ka bërë që qyteti të rikthehet pothuajse në normalitet të plotë.
Qytetarët lëvizin lirshëm në rrugëte qytetit, ndërsa një pakicë gati e papërfillshme mbajnë maska. Po ashtu, lëvizjet me automjete po bëhen normalisht si para datës 10 Mars. Qytetarët nuk duan ta komentojnë ecurinë e pandemisë, ndërsa ata që pranojnë të flasin, janë në dilemë nëse ishte apo jo e shpejtë kjo rihapje e biznesve.
Pothuajse të gjitha bizneset tashmë janë aktive, ndërsa pritet që për pak ditë të lejohen edhe aktivitetet kulturore apo takimet publike.