Komisioni i Venecias hedh poshtë pretendimet e qeverisë, mbeshtet Presidentin Meta

0
7

Ka mbërritur në Tiranë raporti paraprak i Komisionit të Venecias për përplasjen Presidencë-Kuvend në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në media ka dalë një pjesë të raportit, në të cilën thuhet se nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit. 

Në pikën 104 të draftit të raportit shpjegohet se:

“Sipas analizës së bërë më lart, veprimet e Presidentit janë në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Duke marrë parasysh interpretimin e nenit 179 të Kushtetutës, cituar më lart, veprimet e ndërmarra nga presidenti (dhe zyra e tij) janë në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës. Kështu që nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit”.

Pas kritikave që morën palët nga Venecia për publikimin e raportit të shkuar, ka hezitim për publikimin e plotë të tij. 

Për të kuptuar se cili është qëndrimi i saktë i Venecias duhet pritur publikimi i raportit të plotë. Pas këtij raporti, që mbetet paraprak, palët do të dërgojnë vërejtjet e tyre dhe raporti përfundimtar mund të ketë ndryshime.