Ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, një prej personazheve më të rëndësishëm të mazhorancës është pyetur sot për mundësinë e një bashkëqeverisjeje PS-PD.
“Ne do të hyjmë në zgjedhje të vendosur për të fituar mandatin e tretë, për të qeverisur Shqipërinë për të përfunduar reformat tona. Ky është synimi ynë dhe po përgatitemi për këtë lloj beteje elektorale. Ne nuk bëjmë kompromis mbi parimet tona këtë e kemi dëshmuar dhe më pas rezultati elektoral ka lidhje me votuesit dhe vetëm atyre i takon të vendosin se cilës forcë politike do t’i japin besimin për të qeverisur”, tha Spiropali, në ‘Top Talk’ në Top Channel.