r Një banesë është shkrumuar nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Xibër – Murrize të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Banesa e familjes së Halit Mustanit është shkrumbuar e gjitha nga flakët që janë konstatuar rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm. Për fat të mirë, nuk ka patur dëme në njerëz, por dëmet materiale janë shumë të mëdha. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qenë tre anëtarë të familjes. Ndërhyrja e familjarëve dhe banorëve të zonës ka qenë e paefektshme pasi flakët e ndihmuara edhe nga era e fortë, kanë shkrumbuar gjithçka në pak minuta. 5 anëtarët e kësaj familjeje kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa Bashkia Klos, ka dërguar momentalisht një çadër dhe bazë ushqimore.