Të moshuarit mbi 70 vjeç në Klos janë vendosur në radhë këtë të Mërkurë për të marrë dozën e parë të vaksinës antiCovid. Të moshuarit e paraqitur thanë se nuk kanë asnjë frikë për tu vaksinuar, megjithë ato që thuhen për vaksinën kineze e mbërritur në vendin tonë pak ditë më parë. Ata u shprehën se do të shkojnë pas një muaji për të marrë edhe dozën e dytë e shpresojnë që ajo t’i mbrojë nga infektimi i koronavirusit.
Ndërkohë infermieri vaksinator në qendrën Shëndetësore në Klos, Bashkim Doka tha se procesi i vaksinimit po vijon normalisht dhe se të moshuarit po paraqiten sipas grafikut të caktuar nga mjekët e familjes. Fillimisht sipas tij po vaksinohen të moshuarit me sëmundje kronike e pas tyre edhe të tjerët mbi 70 vjeç.
Procesi i vaksinimit po vijon paralelisht edhe për mësuesit, krahas të moshuarve mbi 70 vjeç.