Ballina SOCIALE Klos/ Fshati Fshat po njeh zhvillim, kullat karakteristike të këtij fshati po...

Klos/ Fshati Fshat po njeh zhvillim, kullat karakteristike të këtij fshati po mirëmbahen nga vetë pronarët

0

Fshati Fshat në Bashkinë e Klosit po merr një zhvillim të shpejtë, kjo për faktin se përmes tij kalon rruga e Arbrit, një vepër e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën me Tiranën. Banorët që jetojnë në këtë fshat kanë bërë rikonstruksionin e banesave pasi tashmë zhvillimi ju ka ardhur në prag të shtëpisë. Karakteristike në këtë fshat janë disa kulla qindra vjeçare të cilat jo vetëm ekzistojnë edhe sot, por në to banojnë njerëz. Bajram Dalipi është pronar i njërës prej kullave në këtë zonë. Ai thotë se banesën e ka të blerë tek fisi Doka dhe se mendohet që ajo të jetë nga 250 deri në 300 vjeçare. Bajrami na tregon se e ka ruajtur të gjithë strukturën e kësaj kulle brënda dhe jashtë saj edhe pse i ka bërë rikonstruksion. Bajram Dalipi shprehet se me përfundimin e rrugës së Arbrit, zona do të zhvillohet akoma edhe më shumë. Në këtë fshat janë disa kulla të tilla karakteristike që banorët po mendojnë që në të ardhmen t’i kthejnë në bujtina. Mbi fshatin Fshat ndodhet edhe Kalaja e Petralbës, e cila me ndërtimin edhe të muzeut, pritet të thithë shumë vizitor.

Exit mobile version