Gjashtë vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës, gazetarja Klodiana Lala paralajmëron trazim ujërash. Në një status në profilin e saj në Facebook, Lala shkruan se në 40 minuta rrëfim, para se të zhdukej, Stafuka ka folur për shumë krime e shumë autorë.

Në një prej tyre, Lala shkruan se Stafuka ka treguar edhe emrin e personit që e pagoi për të vrarë një biznesmen, ngjarje e ndodhur në vitin 2011.

“Në 40 minuta rrëfim para se të zhdukej Enver Stafuka flet për shumë krime e për më tepër autorë e urdhërues të tyre. Në veçanti për një vrasje të ndodhur në 2011 ai rrëfen emrin e njeriut që e pagoi të vriste një biznesmen. Prisni se do dëgjoni shumë… sa shumë ujëra do trazohen,”- shkruan gazetarja Klodiana Lala.

Kush ishte Enver Stafuka?

Enver Stafuka u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë më 9 shkurt të vitit 2015. Të persona të maskuar të veshur si policë e rrëmbyen në qendër të qytetit të Fushë-Krujës personin që vodhi makinën ‘BMË’ nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lamaj.

50 sekonda, kaq ishte koha që iu duhej rrëmbyesve për të hequr qafe njëherë e mirë… një nga emrat kyç të dosjes së zbardhjes së vrasjes së komisarit. Policia e Durrësit, u kujdes që kërkimet dhe hetimet të mbaheshin top sekret, ndërsa edhe sot, pas 6 vitesh, askush nuk di më të thotë se kush e mori Stafukën dhe se çfarë u bë me të.

Për çfarë është akuzuar Stafuka?

Babai i 4 fëmijëve është arrestuar mbrëmjen e 27 majit 2013 në qytetin e Fushë-Krujës, si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen e automjetit BMË, nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit, kryekomisari Dritan Lamaj. Por Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi si të pafajshëm Stafukën, më 13 nëntor të vitit 2013. 

Familja e Stafukës ka akuzuar për vite me radhë Durim Bamin për zhdukjen e Stafukës, por asgjë nuk është vërtetuar. Gazetari Artan Hoxha ka thënë më herët se ekziston një video e rrëmbimit të Enver Stafukës, ku ky i fundit ka treguar 31 vrasje me pagesë, shumë të bujshme në Tiranë.