Dy gazetaret shqiptare, Mira Kazhani dhe Bieta Sulo, rezultojnë të punësuara në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT).

Gazetarja Mira Kazhani, e cila drejton një portal, ushtron edhe një profesion tjetër. Ajo është e punësuar në UKT, si këshilltare ekonomike, me një pagë prej 83 mijë lekë.
Të dyja punët e zonjës Kazhani edhe psa pa ndonjë lidhje me njëra tjetrën, nga pikëpamja profesionale, me sa duket i bashkon dashuria e madhe për kryeqyetetin.
Pra, nga njëra anë, Kazhani e  mban të informuar popullin se çfarë ndodh në Tiranë, nëpërmjet portalit “Tirana Post” dhe nga ana tjetër, këshillon UKT-në, për punët e ekonomisë.

Po kështu, gazetarja e Top Channel, Bieta Sulo, bashkëshortja e Alban Dudushit, ka qenë e punësuar në të njëjtën ndërmarrje si Kazhani, në detyrën e specialistes, me një pagë prej 55 mijë lek. Sipas burimeve për CNA, Sulo nuk vijon punën në UKT aktualisht, por është larguar.