Këshilli i Bashkisë së Matiti zhvilloi këtë të martë mbledhjene radhës me një rend dite jo të ngjeshur. Vetëm një pikë e rendit të ditës ishte për marrje vendimi nga ana e këshilltarëve të pranishëm, ndërsa pikat e tjera ishin për njohje. Këshilltarët miratuan me të gjitha votat e pranishme pikën e parë në rendin e ditës, projektvendimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Prill 2020. Më pas këshilli u ndal në njohjen e raportit të performancës për vitin 2019. Projekti i performancës është hartuar nga Zyra e Financës në Bashkinë Mat me mbështetjen e projektit “Bashki të forta”. Më pas këshilltarët u njohën edhe me raportin e monitorimit të buxhetit të Bashkisë Mat për 4 mujorin e parë të vitit 2020. Një tjetër pikë që u diskutua në këtë mbledhje ishte edhe raporti përfundimtar i auditimit të bërë nga Kotrolli i Lartë i Shtetit. Në fund këshilli diskutoi edhe kërkesa të qytetarëve tek të ndryshmet. E gjithë mbledhja është transmetuar online në Faqen Zyrtare të Bashkisë së Matit, mundësuar “Bashki të Forta”, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).