Klement Zguri, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës, ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.
Kjo pasi kreu i KQZ-së është kërcënuar me jetë ditën e djeshme, pas mbledhjes së KQZ-së.
Zguri ka qenë kundër vendimeve të marra nga shumica e anëtarëve në KQZ në lidhje me zgjedhjet e 30 Qershorit.