Z.Rama, zelltarët po kapërcejnë racionin e dhënë. Eja të gjejmë bashkë “fotografin” tim. Në punën time të gjatë në medie, tashmë mbi 20-vjeçare, AND të së vërtetës, kam një thënie të një gazetari argjentinas. “ Dua të lajmëroj maskarenjtë e kësaj bote, se nuk përfaqësoj interesat e asnjërit prej tyre”. Shkurt. Asnjërit.
Dy ditë më parë “një postier” i paftuar mësyn me zell befasues banesën time, duke fotografuar disa herë. Rreth orës 07e 20 të mëngjesit, një burrë tek të 50-at, është futur në rrugicën e shtëpisë ku unë jetoj dhe ka nisur të bëjë shkrepje në disa pozicione. Eshtë afruar 2 metër afër derës, duke bërë filmime. Një i afërm imi ka dalë në ballkon dhe e ka thirrur ateë me zë të lartë. Ka kërkuar të dijë përse e bën këtë veprim. Vizitori ka ulur kokën, është kthyer pas dhe është larguar me nxitim. Kjo nuk ka zgjatur më shumë se tre apo katër minuta, me aq sa familjarët kanë mundur të konstatojnë.
Mua më thonë me vonesë për të mos më shqetësuar, ndonëse vetë ishin më tepër të alarmuar. Një mesoburrë, veshur me pantallona xhins dhe një këmishë apo triko gri. Kaq kemi fiksuar. Tmerrësisht pak. Kamerat janë ca më tutje. Por dikush e di dhe unë do ta gjejë. Në atë shtëpi banoj unë me time shoqe dhe tre fëmijët e mi, prindërit e bashkëshortes sime dhe familja e tyre.
Personi i mëngjesit të së hënës së 15 korrikut, nuk ka kthyer kokën asnjëherë nga banesat e tjera të ndodhura përballë apo anash nesh. Ka pasur adresë të saktë. Shtëpinë time.
Po e ndihmoj. Unë banoj në;
Rruga “Ali Visha” nr 75
Ky që iku, e di. Lajmërimin e bëj për të tjerët
Jam mësuar me trysni e kanosje individuale, nga më të çuditshmet. Pushtetarë, politikanë, banditë, të gjithë e kanë një mërzi, por asnjërit s’i kam shpifur asnjë germë.
Z.Meta
- Rama
- Lleshi
- Bendo
Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Jam mësuar me komedi të bezdisura përgjimesh, vëzhgimesh, kombinimesh, mbikqyrjesh.
Pas daljes së përgjimeve të Bild, Kryeministri bëri kanosjen publike, se do më hidhte mua në gjyq. E mirëprita më dëshirë ta bënte. Ishalla e bën mendova me zë, se kjo i hap shteg ardhjes së dosjes 184 në gjyq.
Shpresova kot.
Taulant Balla më ka denoncuar si comedian, për një vepër, të cilën prokurorët s’po e gjenin ku ishte në raport me mua.
Me 11 tetor 2018, unë bëra kallzim penal për numrin dy të mazhorancës. Prej 10 muajsh, gjykatësja e nderuar, Enkela Bajo, na ka mundësuar jo më shumë se tre seanca.
Me 11 mars 2019, pas një kanosje publike në një televizion, unë bërë kallzim në polici dhe më pas në Prokurori. Jam ende duke pritur të gjendet njeriu lehtësisht i identifikueshëm. Janë katër muaj. Por do pres drejtësinë, ashtu me atë takatin e saj aktual. Në profesionin tim, e kam mundur këtë drejtësi shumë here, aq sa jam ndjerë keq nga kjo fitore…
Disa nga dosjet, ngjarjet, çështjet në hetim dhe jo, ku unë kam hasur përballje e përplasje deri në zgrip, janë shumë. Po rendis pak prej tyre.
1-Peticioni për ish-Guvernatorin Fullani, ku unë, pjesë e një grupi me disa miq kokëkrisur, mblodhëm 15 mijë firma me kërkesën për ta mundësuar përballjen e tij me drejtësinë. Kjo më kushtoi mbi 1500 ditë, izolim profesional, pamundësi pune,presion personal dhe familjar. Por, kasta sërish shpërbleu sërën e vet, Fullanin me qindra-mijëra dollarë, për arsye stresi.
2-Intervista me 1 shtator dhe 5 nëntor 2015, me shefin e antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, kryedenoncuesin e ish-ministrit Sajmir Tahiri dhe platformës kriminale canabis. Ne këtë afere, brenda saj Jaeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode..Dihet kush janë.
3-Intervista dhe denoncimet e rënda me oficerët e antidrogës, Bledar Naçi dhe Antonio Nazeraj.
4-Intervista denoncuese e nënkomisar Emiljano Nuhu, oficerit të infiltruar në shumë operacione. Telashet e dala nga kallzimi për deputetin Rrahja, kryebashkiakun Artur Bushi, kryedeputetin Taulant Balla e mjaft njerëz në polici dhe Prokurori. Ka ende shumë ai denoncim.
Intervista me ish-drejtorin e policisë, Arben Hyseni, një rrëfim ku trazoheshin mjaft kusure të trafiqeve.
6-Intervista dhe denoncimi me drejtues Shkëlqim Pepkolaj, zv/drejtor i Policisë Vendore Kukës, për skandalin e lirimit të trafikantit Naser Gashi dhe Laboratorin e Heroinës në Has, hetim i kryesuar aso kohe nga Pepkolaj.
Të gjitha keto kallzime e denoncime, unë si shumë kolegë të mi, i kam ndjekur dhe vijoj ta bëj.
Bashkëpunimi me kolegë të “Bild” ishte një tjetër punë serioze. Ata ende nuk kanë përfunduar punën e tyre me investigimin e bërë në Shqipëri. Kanë mjaft sa të na lënë pa fjalë dhe japin leksion lirie.
Kolegë të “ARD” që kam kontaktuar, duan një hulumtim serioz për Mafian dhe Pushtet-politikën në Tiranë. U sugjerova Xibrakën si dosje, meqë ka rrënjë dhe investigim të madh gjerman dhe ende u hollua pa shkuar në piramidën e fajit.
Një tjetër dosje në redaksinë e Shijak Televizion, e kemi gatin për publikim. Shqetësim serioz do të jetë, sigurisht. Janë skandale me paranë, me thesarin, me financat , me kompanitë, me klientët që shumë prej tyre, kryeministri Rama i ka në tryezën e Qeverisë dhe të Shtëpisë.
Nuk po përmend marrjen pjesë në pafundësi emisionesh dhe lajme të tjera të rënda ku kam debatuar.
Ka shumë lajme se janë shumë vite pune. Po të jetoja në Amerikë, ku njeriu nuk këmbehet me asgjë, unë do ta vrisja Spiunin te Porta.
Kjo ështe fotografia ime.
Të tjerët janë sjellë si mafiozë pranë banesës sime. Ndonëse dyshoj se do jetë zelltar policie. Mbase i dypunësuar..
Ftoj KM të më ndihmojë ta gjejmë.
Ai e di, kushdo qofshin postierët e mjerë, nuk garojnë dot me mua në marrëdhënien me Zotin . Besoni! Të drejtët, Zoti i mban me hatër!