Megjithëse numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë po rritet çdo ditë, shumë qytetar ende nuk e kanë marrë seriozisht situatën. Ata dalin rrugëve të qytetit të Burrelit, duke shkelur këshillat e dhëna nga autoritetet e shëndetësisë.

Por ndonëse një pjesë e tyre kanë dalë për të blerë produktet e domosdoshme, ka edhe nga ata të cilët thonë se nuk mund të rrijnë brenda. Megjithatë, e rëndësishme është që të gjithë janë koshient me rrezikun që ju kanoset nëse infektohen nga virusi Covid-19.

Nga ana tjetër, policia e shtetit ka vijuar kontrollet e lëvizjes së mjeteve të transportit publik. Po ashtu, janë ndaluar edhe mjetet private në të