Kandidatja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka vijuar fushatën në kuadër të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ndalesa e rradhës e Çupit ishte në Rukaj ku banorët i bënë të ditur problemet kryesore të kësaj zone.

Çupi shprehet se si pasojë e mosinvestimeve popullata në Rukaj është përgjysmuar.

Kandidatja demokrate gjithashtu theksoi se nuk duhen shpenzuar miliona euro për të arritur zhvillimin e kërkuar.

Statusi i Dhurata Çupit në facebook

🔷 Zona e Matit ka bukuri dhe pasuri natyrore unike, ka njerëz punëtorë, mikpritës dhe të mençur, por nuk ka një qeveri që të mendojë për zhvillimin.

📍 Në ish komunën Rukaj popullsia është përgjysmuar, sepse shteti nuk ekziston për të futur pak rrugë, pak shtylla të energjisë elektrike dhe disa kanale vaditëse në listën e përparësive. Kudo ku isha sot, në fshatrat Rukaj, Bruç, Laç Bruç dhe Urakë banorët ngritën shqetësimin e braktisjes nga qeveria. Zona nuk ka zhvillim , nuk shfrytëzohet qoftë edhe për turizëm se nuk ka as rrugë, as ujë të pijshëm, as energji nomale elektrike.

🔷 Nuk duhen shumë miliona euro, duhet shumë vullnet dhe kujdes, që kjo qeveri nuk e ka. Matjanët e kanë kuptuar me kohë këtë dhe në 25 Prill do t’i bashkohen ndryshimit.