Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë fund vetizolimit dhe është rikthyer në zyrë, mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se Merkel ishte vetë-karantinuar dhe po punonte nga shtëpia, pasi më 20 mars, mori një vaksinë nga një mjek, i cili më vonë u konfirmua si i prekur me koronavirus.

Ajo është testuar disa herë për virusin e rrezikshëm por ka rezultuar negative.

Sakaq, numri i të infektuarve në Gjermani ka arritur në 79, 696, me 1,017 vdekje, njoftoi më 3 prill, Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch.