Ministri i Jashtëm Italian Luigi di Maio  bashkë me ministren Belinda Balluku, ambasadorin italian Alberto Cutillo dhe atë të BE në Shqipëri Luigi Soreca,  ka vizituar çadrat ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit në Vorë.

Di Maio tha se do të kontribuojë në mbështetje të Shqipërisë për dëmet që ka shkaktuar tërmeti ndërsa paralajmëroi edhe një konferencë donatorsh për të mbledhur fonde.

“Ne do të kontribuojmë për të rikthyer jetën normale për famlijet e prekura nga tërmeti. Ngushëllim për familjet e viktimave, populli Italian ndodhet pranë popullit shqiptar. Kampi në Vorë u dhurua nga Italia për të kapërcyer këtë situatë. Doja të merrnim pjesë në vlerësimin e dëmeve, prania ime tregon afërsinë e popillit Italian me shqiptarët. Do të organizojmë një konferencë donatorësh për të ofruar më tepër ndihma.

Ne jemi mbështetësit e përhershëm të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE. Kjo vizitë tegon një mbështetje tjetër ndaj Shqipërisë në këtë rrugëtim. BE duhet të bëjë të sajë për integrimin e Shqipërisë dhe M. Veriut, ne do të jemi krah tyre në këtë udhëtim”.